Lidhje

SHBA: Kërkohet dorëheqja e kryetarit të demokratëve në Senat


Kryetari i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara thotë se kreu i demokratëve në Senat duhet të largohet nga posti i tij, sepse ka bërë komente raciste për Presidentin Obama.

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Republikanëve Michael Steele tha dje se komentet që ka bërë udhëheqësi i Senatit Harry Reid, nuk ishin në përshtatje me qëndrimin amerikan ndaj racizimit.

Në një libër që pritet të publikohet së shpejti, lidhur me fushatën presidenciale të vitit 2008, citon zotin Rid të ketë thënë se Presidenti ishte një afrikano-amerikan me ngjyrë lëkure të çelët, që flet pa dialekt zezaku, nëse dëshiron.

Të shtunën senatori Reid shprehu keqardhje për komentet që kishte bërë dhe presidenti Obama u përgjigj se i pranon komentet e senatorit.

Ndërsa demokratët thonë se çështja ka marrë fund, Kryetari i Komitetit kombëtar Republikan tha se qëndrimi i demokratëve për komentet e zotit Reid tregon për standarte të dyfishta.

Zoti Steele, afrikano amerikani i parë Kryetar i Partisë Republikane, shtoi se demokratët do ta kishin bërë çështjen problem, nëse zoti Rid do të kishte qenë republikan.

XS
SM
MD
LG