Qeveria e Kosovës, miratoi sot një ndihmë fillestare prej 200 mijë eurosh për Shqipërinë, në përpjekje për të ndihmuar tejkalimin e gjendjes së krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit. Po ashtu autoritetet kanë vendosur të shtojnë numrin e trupave të Forcës së Sigurisë që do të dërgohen për ndihmë Shqipërisë