Lidhje

Një material filmik lidh autorin e sulmit ndaj CIA-s me krerët talebanë


Një vidio e re e publikuar tregon një personin që mendohet të jetë autori i sulmit vetvrasës që shkaktoi vdekjen e 7 agjentëve të CIA-s në Afganistan. Ai betohet të hakmerret për vdekjen e ish udhëheqësit të talebanëve në Pakistan Baitullah Mehsud.

Në vidion e transmetuar sot nga Al Xhazira tregohet Humam al-Balavi përkrah udhëheqësit të ri taleban në Pakistan.

Al-Balavi identifikohet si jordanez dhe thotë se agjencitë amerikane dhe jordaneze i ofruan atij miliona dollar për të spiunuar talebanët. Por ai thotë se i tregoi gjithçka talebanëve.

Vërtetësia e vidios nuk është konfirmuar. Balavi hodhi veten në erë në një takim me agjentë të CIA-s në një bazë në Afganistan.//mm//

XS
SM
MD
LG