Lidhje

Disa shtete i janë përgjigjur kërkesës për ndihmë të Shqipërisë


Për përballimin e situatës së krijuar në verilindje të Shqipërisë, disa shtete i janë përgjigjur kërkesës për ndihmë që autoritetet shqiptare i kane paraqitur qendrës së emergjencave të NATO-s dhe asaj të Bashkimit Europian.

Ministria e brendshme njoftoi sot ekipet e ndihmës nga Greqia, 2 skuadra zjarrëfikësish, makina me pajise, varka dhe pompa të fuqishme kanë mbërritur në vend. Në mbrëmje pritet të vijë edhe ngarkesa e parë me ndihma në ilace nga Italia. Ky shtet ka ofruar vënien në dispozicion të një helikopteri me kapacitet transporti 37 trupa, 12 autobote, pompa, varka, tenda gjeneratorë si dhe ushqime e medikamente. Gjeneratorë dhe pompa janë vënë në dispozicion edhe nga Sllovenia, Austria, dhe Franca.

Ndërkohe prej disa ditësh në Shqipëri ndodhet edhe një nga ekspertët më të mirë italian për digat, Roberto Guercio, i cili po bashkepunon ne autoritetet shqiptare për administrimin e situatës në hidrocetralet e kaskadës së Drinit. Sipas profesor Guercios, ndersa gjendja ne basenet e hidrocentrale mund te kthehet shpejt ne normalitet, do te duhet nje kohe e gjatë ndoshta një muaj, për të larguar ujin nga zonat e përmbytjeve. (ze)

XS
SM
MD
LG