Lidhje

Mali Rainier i krijuar nga përplasja e zjarrit vullkanik dhe akullit glacial


Mali Rainier i krijuar nga përplasja e zjarrit vullkanik dhe akullit glacial
Mali Rainier i krijuar nga përplasja e zjarrit vullkanik dhe akullit glacial

Parku Kombëtar Mount Rainier, Mali Rainier, është një park popullor me aktivitete të shumta në stinën e dimrit. Në këtë mal bien reshje të shumta dëbore dhe pamja është spektakolare. Me fillimin e dëborës në muajin tetor, bukuria natyrore e malit ndryshon dhe bashkë me të edhe sfidat e tij. Mount Rainier është një park me synime miqësore për mjedisin dhe mendohet se pikërisht në vitin 2016, ai të jetë pastruar plotësisht nga prania e dioksidit të karbonit, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Kombëtar amerikan të Parqeve.

Zjarr. Akull. Ata formojnë majën më të lartë të kaskadave. Nga përplasja e zjarrit vullkanik dhe akullit glacial u krijua Mali Rainier. Shpërthimi i tij më i fundit ndodhi rreth 2000 vjet më parë dhe sipas terminologjisë gjeologjike sa hap e mbyll sytë. Mali Rainer tani fle ose është duke zjerë përbrenda në thellësi. Por kërcënimi i një shpërthimi të ri është gjithnjë i pranishëm.

Alpinistët provojnë rezistencën e tyre me sfidat që paraqet ky mal tepër i madh dhe me mot të ashpër. Alpinistët veteranë stërviten këtu për t’iu ngjitur më pas në majën më tëlartë të botës, në Himalaja. Pa asnjë dyshim, ky është një vend i rrezikshëm. Alpinistëve u duhen dy ditë të mbërrijnë në majën e Malit Rainier ku nga të çarat shkëmbore del avull.

Një nga rrugët e para të ndërtuara në një park kombëtar nxiti dashurinë e Amerikës për parqet e saj kombëtare. Wonderland Trail, Shtegu Mahnitës, një rrugë turistike që tërheq vizitorët edhe sot. Kjo është koha dhe rruga për të eksploruar shpirtin e Malit Rainier duke ecur në këmbë. Me një hap normal, alpinistët mund t’i shkojnë malit përqark pothuajse për një javë.

Shtegu malor prej rreth 90 kilometrash i çon ata pranë vendbanimeve të lashta, ujvarave të zhurmëshme, duke kaluar urat e varura mbi ujrat e rrëmbyeshëm dhe përmes fushave me lule të egra shumëngjyrëshe.

Nuk ka emër më të pështatshëm për këtë rrugë se sa “Shtegu mahnitës”, por në thellësi të tij reh zemra e një vullkani.

XS
SM
MD
LG