Lidhje

I akuzuari për komplotin terrorist të Krishtlindjeve para gjykatës


Personi që dyshohet për komplotin terrorist të Krishtlindjes për të hedhur në erë një avion amerikan do të dalë për herë të parë sot para gjykatës. Prokurorët amerikanë thonë se Umar Faruk Abdulmutallab do të dëgjojë akuzat e ngritura kundër tij gjatë një seance në Detroit.

Ndaj 23-vjeçarit nigerian është ngritur akt-padi me gjashtë akuza, përfshirë përpjekjen për të përdorur një armë të shkatërrimit në masë dhe tentativë për vrasje. Prokurorët thonë se ai po përpiqej të aktivizonte lëndë plasëse që i kishte fshehur në trup gjatë fluturimit nga Amsterdami për në Detroit.

Zyrtarët thonë se në gjykatë do të ketë masa sigurie shtesë. Ndërkaq një grup mysliman thotë se ka në plan të organizojë një tubim për të dënuar synimet e të akuzuarit.

Seanca gjyqësore zhvillohet një ditë pasi presidenti Barak Obama tha se agjencitë amerikane nuk arritën të bashkërendojnë dhe lidhin informatat që dispononin, që mund ta kishin parandaluar tentativën për sulm terrorist. //ad//

XS
SM
MD
LG