Lidhje

Berisha, Rama vizitojnë zonat e përmbytura në Shkodër


Ne Shkodër, edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të zgjerohet sipërfaqja e zonave të përmbytura. Tashmë janë përmbytur rreth 10 mijë e 300 hektarë toke bujqësore dhe afër 2 mijë e 200 shtëpi banimi. Kryeministri Berisha ishte sot në zonat e përmbytura, ku përsëriti thirrjen për evakuim të popullatës. Po sot, në zonat e përmbytura të Shkodrës ishin edhe deputetë të Partisë Socialiste së bashku me kryetarin Edi Rama, të cilët njoftuan një nismë solidariteti me banorët e zonave të përmbytura.

XS
SM
MD
LG