Lidhje

Kosova dërgon një njësi kërkim shpëtimi në Shqipëri


Forca e Sigurisë së Kosovës ka dërguar një njësi kërkim shpëtimi në Shqipëri, për të ndihmuar autoritetet në përpjekjet për përballimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve të fundit.

Ministria e Forcës së Sigurisë njoftoi se dërgimi i kësaj njësie pason kërkesën e Qeverisë së Shqipërisë për ndihmë emergjente.

Ministri i kësaj force në bashkërendim me autoritetet e Kosovës ka autorizuar komandantin e Forcës së Sigurisë që në bashkërendim me forcat paqeruajtëse të NATO-s, të ofrojë ndihmë për Shqipërinë.

Është hera e parë që Forca e Sigurisë angazhohet në një mision humanitar jashtë vendit, që nga fillimi i funksionimit të saj zyrtar në shtator të vitit të kaluar.

Forca e Sigurisë së Kosovës e cila do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë të armatosur lehtë dhe rreth 800 pjesëtarë rezervë, është krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa organizimi i saj mbikqyret nga KFOR-i. //ii

XS
SM
MD
LG