Për përballimin e situatës së krijuar Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot ngritjen e një komiteti ndërministror të emergjencës duke zgjeruar hartën e zonave të cilat sipas kryeministrit duhet të evakuohen me cdo kusht. Ai ka kërkuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë hartimin e planit të detajuar të evakuimeve dhe i ka bërë thirje banorëve të mos qëndrojnë në banesat e tyre. Sipas kryeministrit strukturat shtetërore duhet të jenë të përgatitura për cdo situatë.