Lidhje

SHBA forcojnë masat kundër terrorizmit


Presidenti Obama tha se organet e zbulimit kishin informacione rreth një sulmi të mudëshëm terrorist ndaj objektivave amerikanë. Por ai tha se askush nuk vuri në vijë të gjitha të dhënat.

“Qeveria amerikane pati informacion të mjaftueshëm për të zbuluar komplotin dhe mundësisht për të penguar sulmin në ditën e Krishtlindjeve. Por organet e zbulimit dështuan në këtë pikë.”

Ai tha se organet e zbulimit duhet dhe do të punojnë më mirë, duke thënë se flitet pët jetë amerikanësh.

“Do ta pranoj se zbulimi për nga vetë natyra është jo i përkryer. Por po qartësohet gjithnjë e më shumë se informatat nuk u analizuan terësisht. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të toleroj.”

Presidenti foli pas një takimi të gjatë me pjestarë të rendësishëm të kabinetit dhe drejtues agjencishë të përfshira në aspekte të ndryshme të aviacionit dhe anti terrorit. Ai tha se ata shikuan rezultatet e dy studimeve që ai kishte urdhëruar menjëherë pas tentativës terroriste: një rishikim i procedurave të kontrolleve nëpër aeroplanë dhe një tjetër rreth listët së kompjuterizuar qeveritare të individëve që mund të përbëjnë rrezik.

“Ja bëra të qartë grupit tim se dua që rishikimi paraprak të përfundojë këtë javë. Dua rekomandime specifike për veprime korrektuese për të ndrequr gabimet. Dua që këto reforma të zbatohen menjëherë në mënyrë që kjo të mos ndodhë më dhe që të parandalojmë sulme në të ardhmen.”

Presidenti ka thënë se përsonat përgjegjës për dështimin e masave të sigurisë do të mbahen përgjegjës. Por në komentet e shkurtëra në Shtepinë e Bardhë ai nuk përmendi ndonjë veprim ndeshkues.

Më herët, zëdhënësi Robert Gibs u pyet nëse presidenti ende ka besim të plotë ndaj Sekretares së Sigurisë Kombëtare Xhanet Napolitano, Drejtorit të CIA Leon Paneta dhe Drejtorit të Zbulimit Kombëtar Denis Blair. “

“Ai ka dhe këto agjenci do të vazhdojnë të marrin pjesë në procesin e rishikimeve dhe ne do të vazhdojmë të gjejmë se çfarë ndodhi.”

Zyrtarë të Shtepisë së Bardhë gjithashtu e kanë bërë të qartë se nuk do të rishikojnë planet për të mbyllur burgun e Guantanamos. Disa të burgosur të kthyer në Jemen nga Guantanamo tani dihet se kanë lidhje me al-kaidën në Gjirin Arabik i cili është i lidhur me komplotin ndaj aeroplanit të udhëtarëve. Presidenti tha se nuk do të ketë transferime të mëtejshme në Jemen tani për tani por Guantanamo do të mbyllet.

“Nuk duhet të gaboheni. Ne do të mbyllim burgun e Guantanamos i cili ka dëmtuar interesin e sigurisë tonë kombëtare dhe është bërë një mjet rekrutimi i pamasaë për al-Kaidën.”

Presidenti përsëriti thirrjen për të mundur, çmontuar dhe shkatërruar al-Kaidën. Ai tha se ndërkohë që terroristët adaptohen tek kushtet në ndryshim po ashtu do të veprojnë edhe Shtetet e Bashkuara. //kh//

XS
SM
MD
LG