Lidhje

Bullgari: Vritet një prezantues i njohur i radios


Zyrtarë bullgarë thonë se një prezantues të njohur i radios, i cili kishte shkruar libra lidhur me krimin e organizuar, u vra sot në Sofje.

Ministria e Brendshme bullgare tha se Boris Tsankov, i njohur si Bobi, u vra në një zonë të populluar të qytetit. Dy burra që ishin me të u plagosën rëndë.

30-vjeçari Tsakov kohët e fundit tha se kishte marrë disa paralajmërime me vdekje, si autor i një libri të bazuar tek lidhjet e tij, siç thuhet, me persona që akuzohen si bosë të krimit.

Një tjetër ish anëtar bande dhe autor, George Stoev, u vra dy vjet më parë në qendër të Sofjes, në një incident të ngjashëm. //ii

XS
SM
MD
LG