Presidenti Obama është zotuar t’i japë fund urisë në radhët e fëmijëve brenda vitit 2015. Në përgjigje të këtij zotimi, organizatat që luftojnë kundër urisë kanë publikuar një raport, i cili përqëndrohet te shkaqet e urisë mes fëmijëve në Amerikë dhe çfarë mund të bëhet për të përmirësuar gjendjen. Raporti thekson se një ndër katër fëmijë në Amerikë nuk merr vlerat e nevojshme ushqimore.
Kursi 6 vjeçar pranë Uashingtonit, nuk është një shkollë tradicionale e kuzhinës. Në të përgatiten disa nga shefat më të rinj të kuzhinës në qytet.Ai ofrohet falas në
një qendër të komunitetit pranë Uashingtonit, dhe është ndihmë e madhe për një nënë,
e cila e ka të vështirë të përballojë vetë nevojat e 4 fëmijëve. Ajo thotë:
Drejtoresha e qendrës Wanda Flibonds thotë se këta nxënës janë nga familje me të ardhura të ulëta dhe çdo ditë janë në rrezik urie.
Kursi Kids Café i ushqen pas shkolle dhe u mëson si të përgatisin pjata me vlera ushqyese për vete dhe familjen.
“Shumë nga fëmijët që vijnë këtu përgatisin ushqim edhe për motrat e vëllezërit kur janë në shtëpi.” - thotë zonja FlibondsKursi Kids Café i merr ushqimet nga Banka e Ushqimeve në Uashington.
Qoftë qumështi, mishi apo të gjithë artikujt e tjerë në këtë magazinë janë dhuruar për familjet në nevojë.
“Shpesh ushqimi është sakrifica e parë që bëhet, pasi s’mund të lësh qeranë apo sigurimet shëndetësore pa paguar,” thotë Jodi Balis, specialistja e ushqimit në bankën ushqimore.“Në lagjet më të varfëra, ushqimet e freskëta dhe më të nevojshme për shëndetin janë të shtrenjta dhe të pakëta, pasi zakonisht atje ka vetëm dyqane të vogla për nevoja immediate.”Shumë komunitete të varfëra si lagja e Sady Gray-t, nuk kanë dyqane ushqimesh.
Një raport i publikuar nga Organizatat Kombëtare kundër Urisë arrin në përfundimin se afro 1 ndër 4 fëmijë në Amerikë nuk merr vlerat e nevojshme ushqyese.
Këta vullnetarë në bankën e ushqimeve po përpiqen të ndihmojnë sa më shumë fëmijë që është e mundur, por sipas raportit recesioni e ka vështirësuar gjendjen. Nga viti 2007 deri në 2008, ka pasur një rritje prej 34 për qind të numrit të fëmijëve në rrezik nga uria, pasi familjet e tyre nuk kanë qenë gjithmonë në gjendje të përballojnë koston e ushqimit. Sipas raportit, pritet që ky numër të rritet.
Në Kapitol, aktivistët u bëjnë thirrrje ligjvënësve t’i japin fund urisë. Ata kërkojnë nga qeveria të fuqizojë ekonominë që të hapen vende të reja pune. Po ashtu, organizatat kundër urisë kërkojnë zgjerimin e programeve që ofrojnë ushqim falas në shkolla, në fund-javë dhe gjatë verës.David
Backman i Organizatës Bread for the World i kërkon Presidentit Obama të
tregohet më aktiv kundër urisë në radhët e fëmijëve.Ai thotë:
Në kursin Kids Café, vullnetarët
përpiqen t’i dërgojnë fëmijët në shtëpi me barkun plot. Për disa prej tyre ky
është i vetmi ushqim që hanë deri të nesërmen. //mm//