Në Shqipëri, autoritetet shtetërore po i bëjnë thirrje popullatës që të evakuohen nga zonat e përmbytura duke pranuar ndihmën e forcave dhe mjeteve të ushtrisë dhe policisë. Që nga dita e djeshme, qeveria shqiptare ka shpallur situatën e jashtëzakonëshme në disa komuna të rrethit të Shkodrës, ku ditët e fundit janë përmbytur disa qindra shtëpi dhe hektarë tokë bujqësore, nga rreshjet e mëdha të shiut si dhe nga shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.