Lidhje

Përpjekje të reja për ringjalljen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme


Viti i Ri po sjell përpjekje të reja për paqen në Lindjen e Mesme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Robert Berger njofton nga Jeruzalemi.

Diplomacianë Lindjene Mesme po hyn në një tjetër nivel këtë muaj, me përpjekje të reja për të ringjallur bisedimet e ngecura mes Izraelit dhe Palestinës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri një vizitë në Kairo këtë javë dhe propozoi që Egjipti të organizonte një takim tre-palësh me presidentin palestinez Mahmud Abas për ta rivënë në lëvizje procesin e paqes.

Zëvendës ministri i jashtëm i Izraelit Deni Ajalon thotë se qeveria e tij ka kërkuar rifillimin e negociatave që kur mori pushtetin para nëntë muajsh.

“Ne kemi kërkuar që nga dita e parë e vendosjes së kësaj qeverie që palestinezët të ulen në bisedime me ne dhe të vazhdojmë negociatat dhe dialogun pa parakushte.”

Palestinezët kanë vendosur një parakusht të vështirë: ata nuk do të kthehen në bisedimet e paqes deri sa Izraeli të ngrijë të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor. Ata e kanë refuzuar ofertën e Izraelit për një ndërprerje të pjesshme. Ministri i kabinetit palestinez Gasan Katib.

“Rifillimi i negociatave të paqes ndërsa vazhdon zgjerimi i vendbanimeve izraelite, praktikat dhe politikat do të bënin që negociatat të dështonin.”

Megjithatë, përpjekjet për të thyer krizën po fitojnë fuqi. Presidenti Abas do të vizitojë Egjiptin javën e ardhshme për të diskutuar një formulë për rifillimin e negociatave. Dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat po sponsorizojnë procesin e paqes, do të dërgojnë përfaqësuesin e posaçëm për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell në rajon më vonë gjatë këtij muaji. //fg//

XS
SM
MD
LG