Lidhje

Bota feston Vitin e Ri 2010 me fishekzjarre shumëngjyrëshe


Qindra mijëra njerëz kishin dalë në sheshin "Times Square" të Nju Jorkut, mesnatën e së premtes, në pritje të Vitit të Ri 2010.

Të pranishmit brohorisnin, ndërsa topi i kristaltë u lëshua nga një lartësi prej 23 metrash gjatë minutës së fundit të vitit 2009 një traditë kjo shumëvjeçare. Turma e madhe e njerëzve sfidoi të ftohtin, që mbrëmë ishte në temperaturën 1 gradë Celcius.

Policia e Nju Jorkut ishte në gatishmëri në lagjen e Manhatenit, ku ka edhe më shumë turistë. Masat e sigurisë janë shtuar sidomos pas sulmit të dështuar ditën e Krishtlindjeve ndaj avionit që vinte në Detroit nga Amsterdami. Forcat e sigurisë të Nju Jorkut e kontrolluan zonën me pajisje të ndjeshme ndaj rrezatimit biologjik dhe radiaktov.

Shtëpia e Bardhë publikoi urimet e Presidenti Barak Obama, i cili thonte se viti 2009 " ishte i vështirë për mjaft amerikanë" por ai u zotua se " ditët më të shkëlqyera janë përpara..."

Dita e parë e vitit në Shtetet e Bashkuara

Ndërkohë, shumë amerikanë sot po e kalojnë ditën e parë të Vitit të Ri duke parë në televizion ndeshje të futbollit amerikan dhe një paradë tradicionale lulesh.

Në shtetin e Kalifornisë sot pati parada me lule, me kuaj dhe me bandë në shëtitoren kyresore të qytetit të Pasadenës. Parada e famshme e luleve, një traditë 101 vjeçare, njihet për figurat e kafshëve dhe ikonave të njohura, të krijuara me mijëra lule, farëra, myshk dhe materiale të tjera natyrore.//lk


XS
SM
MD
LG