Lidhje

Kroatët votojnë për presidentin që do të udhëheqë vendin drejt BE- së


Kroatët po votojnë sot për të zgjedhur presidentin i cili do të drejtojë vendin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mengjesit duke qendruar të hapura për 12 orë. Rezultat paraprake priten sonte në mbrëmje. Anketat e fundit tregojnë se Social Demokrati Ivo Josipoviç, profesor muzike, gëzon më shumë mbështetje mes 12 kandidatëve që garojnë për president. Nuk pritet që zoti Josipoviç të marrë 50 përqind të votave të nevojshme. Balotazhi është caktuar për në datën 10 janar.

Anketat e fundit tregojnë mbështetje më të madhe për udhëheqësin e opozitës, social demokratin Ivo Josipovic, fushata e të cilit u përqendrua në luftën kundër korrupsionit. Shanset janë që ai të përballet në balotazh me 10 janar me Milan Bandic, kryetarin e bashkisë së Zagrebit i cili u përjashua kohë më parë nga Social Demokratët, ose me Nadan Vidosevic, një biznesmen i pasur dhe i pabindur i partisë konservatore aktuale në pushtet, Unioni Demokratik Kroat.Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjet dhe më pas do të vijojnë rezultatet paraprake. Fituesi i zgjedhjeve do të zëvendësojë reformatorin veteran Stepjan Mesiç cili i jep fund mandatit të tij të dytë pesë vjeçar në muajin shkurt. Të gjithë kandidatët kryesorë mbështesin përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që Zagrebi synon ta realizojë gjatë mandatit të presidentit të ri në 2012.

Diplomatët shpresojnë se presidenti i ri do të mbështesë përpjekjet e rinovuara të administarës aktuale për të luftuar korrupsionin dhe do të shtojë përpjekjet për reformat e nevojshme për të kompletuar bisedimet vitin që vjen për anëtarësim në BE.

Zgjedhjet ndodhin ndërsa qeveria e kryeministres Jadranka Kosor ka shtuan përpjekjet për të luftuar korrupsionin, ndërkohë që po bëhen hetime ndaj disa kompanive shtetërore. Partia Unioni Demokratik Kroat ka qënë në pushtet thuajse shumicën e kohës që nga pavarësia e vendit në 1991. Socila Demokratët drejtuan vendin vetëm nga viti 2000 deri 2003, kur filluan reformat drejt anëtarësimit në Nato dhe BE.

Mbështetja për partinë Unioni Demokratik Kroat ra kur ish kryeminstri Ivo Sanader dha dorëheqjen në korrik pa dhënë asnjë arsye. Çështjet ekonomike dhe korrupsioni i shtyu më tej votuesi drejt kandidatëve të opozitës. //kh//

XS
SM
MD
LG