Lidhje

20 të vrarë, 100 të plagosur nga disa shpërthime në Irak


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 20 veta u vranë dhe 100 u plagosën në disa shpërthime në pjesë të ndryshme të Irakut, përfshirë edhe besimtarë shiitë të mbledhur për një ritual fetar.

Sipas zyrtarëve, një shpërthim i dyfishtë pranë një stacioni autobusi në qytetin Hillah të Irakut qendror shkaktoi vdekjen e 12 vetave dhe plagosjen e 73 të tjerëve. Shpërthimi i dytë ndodhi ndërkohë që ekipet e shpëtimit arrinin në vendin e ngjarjes së shpërthimit të parë. Mes të vrarëve ishte edhe anëtari i një këshilli provincial.

Një tjetër shpërthim që ndodhi gjatë një funerali në Sadr City, një lagje kryesisht shiite e Bagdadit, shkaktoi vrasjen e të paktën 5 vetave dhe plagosjen e 22 të tjerëve.

Ndërkohë, në Bagdatin jugor, nga një bombë u vranë tre besimtarë shiitë dhe u plagosën 10 të tjerë. Ata ishin duke shkuar në qytetin e shenjtë të Karbalës me rastin e një feste fetare.

XS
SM
MD
LG