Një grup ish-të burgosurish politikë të diktaturës komuniste po vazhdon sot për të 45-tën ditë një grevë urie, duke kërkuar dëmshpërblimet e burgimit të padrejtë. Pas një muaj e gjysëm grevë, shumica e tyre kanë marrë dëmtime të rënda të organeve jetësore. Megjithatë ish të dënuarit politikë pohojnë se grevën do ta vazhdojnë me një sistem zinxhir, për të cilën janë shprehur të gatshëm rreth 200 përkrahës të tyre.