Një raport i publikuar sot mbi ekonominë amerikane tregon se konsumatorët janë më optimistë rreth mëkëmbjes nga recesioni.
Shitjet me pakicë gjithashtu janë në rritje dhe analistët e tregut thonë se shifrat mund të jenë dëshmi se mëkëmbja nga recesioni po përforcohet.
Departamenti i Tregëtisë tha se shitjet me pakicë u rritën 1 presje 3 përqind në nëntor ndërsa konsumatorët shpenzuan më shumë për karburant dhe produkte të tjera.
Një studim tjetër nga Universiteti i Miçiganit tregon se perceptimi i konsumatorëve u përmirësua në muajin dhjetor.
Rritja e të dy treguesve ishte më e madhe nga sa prisnin analistët. Ekspertët thanë se stabilizimi i tregut të punës dhe ulja e çmimeve për disa mallra ndikoi pozitivisht tek blerjet e konsumatorëve.//lk