Lidhje

SHBA: Senati vazhdon debatin mbi reformën e kujdesit shëndetësor


Senati amerikan po punon edhe sot, në një sesion jo të zakonshëm, për të vazhduar debatin rreth paketës gjithëpërfshirëse dhe të debatueshme për reformimin e sistemit shëndetësor.

Debati në Senat për çështjen më të rëndësishme të politikës së brendshme të presidentit Barak Obama filloi të hënën me shqyrtimin e disa amendamenteve. Shtëpia e Bardhë dhe ligjëvënësit demokratë në Kongres dëshirojnë që projektligji për reformimin e sistemit shëndetësor të miratohet deri në fund të këtij viti. Por, mosmarrëveshjet ndërpartiake e kanë ngadalsuar debatin.

Presidenti dhe të tjerë në Partinë Demokrate thonë se reforma e sistemit shëndetësor do të kufizojë koston e shpenzimeve dhe do të ndihmojë ekonominë. Në një fjalim të premten, presidenti tha se ky projektligjë do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja te punës përmes uljes së kostos së shpenzimeve për bizneset.

Por Republikanët thonë se ky projektligj i jep qeverisë shumë kontroll. Në fjalimin e përjavshëm të së shtunës, kandidatja republikane për në Senat nga Kalifornia dhe e mbijetuara nga kanceri, Karli Florina sugjeroi se projektligji do ta lejojë qeverinë të përcaktojë standardet parandaluese dhe mjekimet në dizpozicion të pacientëve.//mm//


XS
SM
MD
LG