Lidhje

SHBA: Zyrtarët e lartë, një ditë e dytë seancash për Afganistanin


Zyrtarët amerikanë iu përgjigjën për të dytën ditë pyetjeve të vështira në Kongresin amerikan për strategjinë e re të Presidentit Barak Obama për Afganistanin që përfshin dislokimin e 30 mijë trupave shtesë. Kongresi do të duhet të miratojë edhe 30 miliardë dollarë shtesë për të financuar strategjinë gjatë vitit të ardhshëm.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton dhe kreu i Shtatmadhorisë admiral Majkëll Mëllen i thanë dje Senatit se strategjia e re do të frenojë talebanët dhe do të forcojë aftësitë e forcave afgane të sigurisë.

Kreu i komisionit Xhon Kerri, ligjvenes demokrat, shprehu shqetësimin nëse numri i trupave afgane është i mjaftueshëm për të bashkëpunuar me trupat amerikane. Numri një i republikanëve në këtë komision, Richard Lugar tha se nuk është e qartë se çfarë parashikon kjo strategji për strehat e sigurta talebane dhe të al-kaidës në Pakistan.//lk

XS
SM
MD
LG