Lidhje

Një sulm vetëvrasës në Somali shkakton dhjetra të vrarë


Një sulm vetëvrasës me bombë ka shkatërruar një hotel në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke vrarë mbi 20 vetë, mes tyre tre ministra të qeverisë somaleze.

Dëshmitarët thanë se autori i sulmit e hodhi veten në erë gjatë një ceremonie diplomimi të sudentëve universitarë, sot në hotelin Shamo. Shumë nga të vrarët sipas njoftimeve, ishin studentë që prisnin të merrnin diplomat, shumica e tyre nga Universiteti Banadir, si dhe familjarët e tyre.

Zyrtarët thanë se mes të vrarëve ishin Ministri i Shëndetësisë, Qamar Adan Ali, ai i Arsimit Ahmed Abdulai Wayeel dhe ai i Arsimit të Lartë, Dr.Ibrahim Adow. Po ashtu, në këtë sulm u vranë dy gazetarë somalezë, një i radios Shabelle dhe një kameran i televizionit Al-Arabija. Asnjë grup nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin, por dëshmitarët thanë se autor i tij ishte një anëtar i një grupi islamik me lidhje me Al Kaidën.

Sulmin e dënuan si Bashkimi Afrikan, ai Evropian, Norvegjia, Lidhja e Shteteve Arabe dhe Autoriteti Inter-qeveritar, një organizatë me vendet e Afrikës Lindore. Somalia ka përjetuar 18 vjet në kaos dhe konflikt që nga rënia e qeverisë së fundit të qëndrueshme në vitin 1991. Qeveria aktuale e Presidentit Sheik Sharif Sheik Ahmed ka nën kontroll vetëm një rajon të vogël të kryeqytetit.//lk


XS
SM
MD
LG