Lidhje

Presidenti Obama pritet të dërgojë 30 mijë trupa shtesë në Afganistan


Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Barak Obama ia ka komunikuar strategjinë e tij për Afganistanin ndihmësve të tij të lartë dhe ka nxjerrë urdhëra për zbatimin e saj.

Presidenti Obama do ta njoftojë strategjinë e tij në një fjalim drejtuar vendit nesër në mbrëmje. Ai pritet të dërgojë 30 mijë trupa amerikane shtesë për luftën në Afganistan.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs tha sot se zoti Obama e konsideron gjendjen si "një sfidë të përbashkët ndërkombëtare" dhe vazhdon konsultimet me aleatët.

Zëdhënësi Gibs tha se Presidenti Obama do të diskutojë nesër standartet që duhet të përmbushë Afganistani si dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Pakistanin për të çrrënjosur ekstremizmin. Presidenti pritet të nënvizojë se burimet amerikane janë të kufizuara dhe se angazhimi amerikan në Afganistan nuk do të vazhdojë pafundësisht, si dhe synimin për stërvitjen e forcave afgane që të marrin përsipër sigurinë e vendit.//kk//

XS
SM
MD
LG