Lidhje

Lady Gaga, ikona e re e muzikës amerikane


Pak yje të muzikës kanë pasur ndikimin e menjëhershëm të Ledi Gagas. Gjatë vitit të kaluar, Cd e saj e parë, mbeti në kujtesën e publikut me 4 këngë të shndërruar në hite, duke konkuruar dukshëm grupe apo këngëtarë të mirënjohur si Ace of Base dhe Avril Laviin.

Lady Gaga ka arritur të menaxhojë një personalitet jo vetëm nga muzika e saj por dhe nga mënyra e të veshurit. Në intervistën që ylli amerikan ka dhënë për Zërin e Amerikës, ajo rrëfen hapat e saj të suksesit muzikor.

Stefani Xhermanotuh hyri me një mënyrë individuale në biznesin muzikor .

“Për mjaft kohë unë kisha flokë të gjata, gështenjë dhe më pëlqente muzika e Bob Dylan dhe grupi Jefferson Airplane. Pra bëja një muzikë të ndryshme nga muzika që bëj tani”. - thotë ajo

Nuk ishte kështu deri sa ajo vendosi të ndryshojë mënyrën e të kënduarit, dhe nisi karrierën e saj si Lady Gaga. Me suksesin e Cd së saj të parë “The Fame”, ajo bëri kalimin nga një kompozitore dhe hartuese tekstesh në një artiste që arrin të ketë një prezantim dinjitoz.

Presidenti Obama e prezantoi atë në një darkë të sponsorizuar nga një grup që promovon të drejtat e barabarta për homoseksualët. Lady Gaga ishte mbështetëse me zërin e saj për këtë çështje.

Suksesi i saj mund të duket i papritur, por themelet për këtë sukses ishin ndërtuar prej vitesh duke marrë mësime muzike dhe duke kënduar nëpër klube për të fituar disa para:

“Unë kam interpretuar dhe studiuar piano që kur isha 4 vjeç. Kurdoherë gjendesha në klasat e teorisë së muzikës apo në një grup xhazi apo duke shkruar muzikë. Dhe kur isha 14 vjeç nisa të këndoj në një klub, ku ishte nëna ime ajo e cila më çoi që të këndoja. Mund të flas gjatë për këtë por ajo që dua të them është se unë kurrë nuk u dorëzova, dhe se muzika ishte fati im”.

Këtë vit suksesi i saj përfshin 9 kandidatura për çmimin MTV Video Music dhe çmimin e ravistët Billboard,” Ngritja muzikore e një ylli”.

“Çmimi i revistës Billboard është arritje. Më janë vlerësuar një numër i madh këngësh.Mendoj se duhen shumë këngë që të ndjehesh e sigurtë. Unë thjesht dua që të krijojë muzikë të mirë dhe t’u shfaq adhuruesve sa më shumë dashuri”. - thotë Lady Gaga

Artistët ua dedikojnë karrierën adhuruesve të tyre dhe Lady Gaga i vlerëson adhuruesit e saj.

“Unë kam adhurues specialë, më të mirët në botë. Ata vishen si muzika ime, dhe më imitojnë kur vijnë në shfaqet e mia; nuk e bëjnë këtë thjesht për mua, por për idenë e famës që çdokujt mund t’i përkasë, dhe që çdo kush mund të jetë ai që dëshiron të jetë. Nuk ka rëndësi sa para ke apo nga vjen. Ajo që ka rëndësi janë idetë dhe mënyra e realizmit të tyre. Për shembull, mënyra ime e modës, cilësohet si avangardë. Por unë mund të vendos dhe flokë shtesë( të blera për 3 dollarë), dhe përsëri unë ndjej që mund të bëj çdo gjë. Pra ky është mesazhi, dhe adhuruesit e mi e kuptojnë” - thotë ajo

Përveçse ka shkruar këngët për CD e saj, Lady Gaga ka shkruar dhe për majft artistë, si Pussycat Dollas apo Michael Bolton.

Turi i planifikuar nga Lady Gaga me Kanye u anullua. Me katër këngë të renditura në vendin të parë nga Cd e saj e parë, ajo nuk e ka problem që të mbushë sallat me adhurus dhe të nisë turneun e saj peronal në 27 nëntor në Montreal të Kanadasë.

“Unë isha një vajzë nga Nju Jorku që doja të bëja babain tim krenar për mua. Dhe e tejkalova këtë premtim” – thotë ajo. //mm//

XS
SM
MD
LG