Lidhje

Shqipëri: Arrestohen dy zyrtarë nën akuzat për korrupsion


Policia e Gjirokastërs tha sot se arrestoi një specialist të shërbimit informativ shtetëror dhe një zyrtar të Tatimeve të cilët akuzohen për korrupsion pasiv.

Sipas policisë gjatë operacionit u bë kapja në flagrancë e njërit prej zyrtarëve me një shumë prej 4 mijë eurosh.

Kjo shumë ishte dhënë nga një pedagoge e Universitetit të Gjirokastrës pas presioneve që ishin bërë ndaj saj nga dy zyrtarët në shkëmbim të një material filmik kompromentues që kishin për këtë shtetase.

Policia nuk tha nëse materiali filmik ishte bërë me lejen e organeve kompetente dhe më pas ishte tentuar të përdorej nga dy të akuzuarit. Korupsioni në Universitetet në Shqipëri është në nivele shqetësuese në formën e ryshfetit financiar që studentët japin për të marrë provimet.

Policia ka ndërmarrë në disa raste operacione hetimore në disa nga Universitetet për të frenuar këtë dukuri. //mm//

XS
SM
MD
LG