Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, u bëri autoriteteve të Shqipërisë të marrin masa që fëmijët të mos dërgohen nëpër jetimore kur nuk është e nevojshme.
Organizata shprehte në një deklaratë të publikuar sot, shqetësimin se varfëria në Shqipëri mbetet një nga arsyet kryesore për dërgimin e fëmijëve nëpër jetimore.
Shumë prej këtyre fëmijëve, thuhet në deklaratë, kanë prindër ose të afërm të tjerë të afërt por familjet e tyre nuk janë në gjendje t’i mbajnë ata.
Organizata i bën thirrje qeverisë t’u japë më shumë ndihmë familjeve të tilla që të mund të kujdesen për këta fëmijë në gjirin e tyre. //ii