Lidhje

Serbi: Varroset Patriarku Pavle


Në Serbi u varros patriarku i cili drejtoi Kishën Ortokse për afro 2 dekada që u shoqëruan me ngjarje të tilla të mëdha si rënia e komunzimit dhe lufta në Ballkan.

Patriarku Pavle u varros në një manastir të Beogradit pas një ceremonie funebre në qiell të hapur pranë Kishës “Sava i Shenjtë”. Ai vdiq të dielën në moshën 95-vjeçare.

Presidenti serb Boris Tadiç dhe zyrtarë të tjerë morën pjesë në varrimin që u bë në manastirin e Rakovicës.

Personalitete dhe klerikë të lartë nga Rusia, Republika Çeke, Shqipëria dhe Vatikani morën pjesë në ceremonitë e përmortshme, që përfshinin një procesion në heshtje në rrugët e Beogradit. Trupi i Patriarkut ishte vendosur në një arkivol të hapur, i veshur me rroba të gjelbra dhe ngjyrë ari.

Patriarku Pavle ishte një teolog i respektuar, i njohur si mbështetës i politikave të moderuara. Por disa kritikë e kanë fajësuar atë se nuk arriti të frenojë peshkopët dhe priftërinjtë radikalë që nxitën ndjenjat nacionaliste kundër kroatëve dhe myslimanëve të Bosnjes gjatë konflikteve në Ballkan. //ii

XS
SM
MD
LG