Presidenti amerikan Barak Obama filloi vizitën e tij të parë zyrtare në Kinë, ku pritet të diskutojë ekonominë dhe ndryshimet klimatike.
Zoti Obama mbërriti sot në Shangai. Nesër ai do të takohet me drejtues të qytetit dhe studentë të universitetit. Më pas zoti Obama do të shkojë në Pekin për bisedime me udhëheqësit kinezë që do të vazhdojnë deri të mërkurën.
Sekretarja e shtetit Hillari Klinton i cilësoi sot marrëdhëniet e Uashingtonit me Pekinin si pozitive dhe bashkëpunimi.
Ajo i tha kanalit NBC se Washingtoni kërkon të ketë një angazhim më bashkëkohor. Ajo tha gjithashtu se ka patur rezultate pozitive tashmë me miratimin nga Pekini të sanksioneve ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut dhe mbështetjen për çështjen e Iranit.//rd//