Lidhje

Glacier në Montana, nje kopësht skulpturash akulli


Glacier në Montana, nje kopësht skulpturash akulli
Glacier në Montana, nje kopësht skulpturash akulli

Parku kombëtar Glacier në Montana ka disa nga pyjet më të bukur, më frymëzues dhe më të paprekur në Shtetet e Bashkuara. Në park gjenden pllaja alpine, male të thepisura dhe liqene mahnitëse. Parku përshkohet nga një shteg alpin prej rreth 1200 kilometrash dhe rruga e mrekullueshme “Going To The Sun”, rruga drejt diellit, siç quhet ajo. Sot në serialin “Parqet Kombëtare të Amerikës” do të flasim për Glacier .

Një monument i vërtetë qetësie. Parku kombëtar Glacier është më tepër se sa një rezervat natyror. Ai shtrihet deri në parkun kombëtarWaterton Lakes në Kanada. Një rrugë alpine ku Amerika dhe Kanadaja takohen dhe përshëndesin njera tjetrën me shprehjen “paqe fqinje im”. Dhe kështu, këto dy parqe të Kanadasë dhe Amerikës formojnë parkun e parë ndërkombëtar të paqes në botë,Waterton-Glacier. Si simbol i kufirit më të gjatë, pa roje në botë, ky park është kurora e kontinentit.

Parku kombëtar Glacier është në vetvete nje kopësht skulpturash akulli si të jenë gdhendur nga titanë të artit.... si disa Mikelanxhelo mistikë. Dhjetë mijë vjet më parë, këto male ishin të mbuluara nga akulli që shkisnin faqeve të tyre, hapnin gropa dhe lugina, krijonin liqene me ujë akulli. Kur akulli shkrin, toka e ngrirë gjallërohet. Pejzazhi i ashpër zbutet nga bari imtë, lulet e egra dhe pastaj pyjet dhe fauna .

Dhe pastaj syri të shikon shtëllunga tymi të zi dhe avulli. Duke prerë përmes Malet Shkëmbore, kjo hekurudhë madhështore e veriut shënoi përfundimin e hekurudhës traskontinentale të Amerikës. Shpejt, udhëtarët do t’i hipnin trenit atje ku tani është kufiri jugor i parkut për të shkuar drejt veriut që të shikonin masivet glaciale dhe të thithnin ajrin e pastër. Hotele dhe bujtina të mbajtura mirë ftojnë udhëtarët e sotëm të jetojnë në atë periudhë.

Aty nga viti 1933, makina ishte mjeti i vetëm për të shkuar atje nëpërmjet autostradës “rruga drejt diellit”. Kjo mrekulli inxhinierike ende shfrytëzohet dhe është një nga rrugët me pejsazhin më të bukur në botë. Pllajat e maleve të larta mund të shkelen në shtigjet e ndërtuara për të mos dëmtuar florën alpine.Në parkun kombëtar Glacier arinjtë kafe përshëndesin vizitorët, një pamje tërheqëse e Amerikës së pakultivuar.

XS
SM
MD
LG