Parku kombëtar Akadia shtrihet në bregdetin shkëmbor të shtetit Maine, skaji më lindor i Shteteve të Bashkuara. Tajkunët e fillimit të shekullit të 20të dhuruan tokën që përbën pjesën më të madhe të parkut. Vizitorët ngjiten në malet e granitit, shëtisin me teleferik dhe karroca dhe soditin pejsazhin spektakolar të parkut.
Në Mount Desert Island në brigjet e Maine-t, dielli ngrihet më herët në horizont dhe prek brigjet e Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Rrezet e para të diellit zbulojë një hapësirë valësh që përplasen në brigjet shkëmbore... një pamje dramatike e takimit të detit me tokën... liqenet përherë të gjelbër dhe malet e granitit.
"Mount Desert Island" është ishulli i harruar malor, dhe pjesa më e madhe e ishullit është gjithmonë e paprekur, e mbrojtur brenda kufijve të Parkut Kombëtar Akadia. Si ky ishull ashtu edhe toka përballë tij kanë qënë të banuara prej shumë brezash. Në fakt, rajoni ndjek një traditë të herëshme të New England-it, një vend ku përvoja humane ka marrë formë nga sfidat që i ka bërë deti. Është një traditë e veçantë pavarësie, krenarie në artizanatin e rajonit, mbështetjeje në vetvete dhe respekti për doket dhe zakonet e trashëguara nga brezi në brez.
Një tjetër lidhje me të kaluarën ka pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë shekullit të fundit, rajoni është shndëruar në një vendpushimi veror për familjet e pasura, të privilegjuara dhe të pushtshme. Aty nga vitet 1900, shumë familje të njohura të New York-ut, Boston-it dhe Philadelphia-s kalonin verën brenda ose përreth Eden-it, që atëhere quhej Bar Harbor. Emrat në listën e mysafirëve përfshinin Vanderbilt-ët, Astor-ët, Carnegie-t, Rockefeller-ët, Morgan-ët dhe Ford-ët.
Dhurata më e madhe e trashëgimtarëve milionerë të epokës së xhentilëve që kalonin verën këtu është Parku Kombëtar Acadia. Ishte një grup i këtyre banorëve të verës që dhuruan disa nga pronat e tyre. Qeveria amerikane i ka shtuar pjesë të tjera parkut me kalimin e viteve.
Në 1919, Acadia u bë parku i parë kombëtar në lindje të Mississippi-t. Veçanërisht John D. Rockefeller, i Riu bëri një dhuratë tepër bujare, që përshin pothuase një të tretën e sipërfaqes totale të pakut si dhe rrjetin e rrugëve ku kalojnë karrocat. Rockefeller i planifikoi këto rrugë për të soditur dhe për t'u argëtuar në Acadia, larg automobilëve. Madje, ai pagoi edhe për ndërtimin e gjithë rrjtetit rrugor prej mbi 90 kilometrash të pakut dhe 16 urave të bukura të tij prej guri.
Sot, Parku Kombëtar Acadia dhe rajoni që e rrethon janë të veçantë. Janë këto elementë që dominojnë shpirtin dhe karakterizojnë jetën në këtë pjesë të mrekullueshme të bregdetit të New England-it.