Një komision i mbështetur nga OKB-ja që po heton akuzat për manipulime në zgjedhjet presidenciale në Afganistan urdhëroi Komisionin e Pavarur elektoral të zhvlerësojë rezultatet në 210 qendra votimi.
Në një deklaratë të publikuar sot, Komisioni Elektoral i Ankesave thotë se gjeti prova të qarta dhe të besueshme për manipulime.
Rezultatet paraprake nga zgjedhjet e 20 gushtit treguan se presidenti Hamid Karzai kishte 54 përqind të votave. Sfiduesi i tij kryesor, ish ministri i jashtëm Abdullah Abdullah kishte 28 përqind.
Vëzhguesit kishin thënë se gati një në tre qendra ishin të dyshimta. Shumë nga këto qendra besohet të favorizojnë zotin Karzai.//iç//