Lidhje

Vazhdon ofensiva pakistaneze ndaj militantëve talebanë


Njëzyrtar ushtarak në Pakistan thotë se 9 ushtarë dhe 78 militantë janë vrarë në luftime gjatë një ofensive 3-ditëshe kundër objekativave talebane në Vaziristanin Jugor.

Gjenerali i ushtrisë Athar Abbas tha po ashtu se sot trupat kanë marrë kontrollin e disa pikave malore kyçe dhe kanë spastruar fshatra.

Komandantët e ushtrisë pakistaneze thonë se rreth 30 mijë trupa po luftojnë me rreth 10 mijë lufëtarë në rajon, mes tyre edhe të huaj. Autoritetet fajësojnë ekstremistët për shumicën e sulmeve vdekjeprurëse me bombë gjatë viteve të fundit në Pakistan.

Dëshmitarët thanë se mijëra njerëz u larguan nga rajoni gjatë ditëve të fundit. Shumë shkolla në mbarë vendin janë mbyllur këtë javë për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Zyrtarët pakistanezë thonë se presin që 200 mijë civilë të tjerë mund të largohen nga rajoni gjatë javëve të ardhshme.

Gjatë dy javëve të fundit militantët kanë filluar një numër sulmesh në të gjithë vendin, ku janë vrarë më tepër se 175 njerëz.

Në Islamabad ishte sot senatori John Kerry, i cili u takua me komandantin amerikan David Petraeus dhe me zyrtarë të lartë.

Zoti Kerry diskutoi për projekt-ligjin prej 7 presje 5 miliardë dollarë ndihma për Pakistanin. Gjeneralët dhe disa politikanë në Pakistanë kanë ngritur shqetësime rreth klauzolave që thonë se cënojnë pavarësinë kombëtare. //ad//

XS
SM
MD
LG