Paulina Rubio e quajtur "Golden Girl" apo "Queen of Latin Pop", ka
zhvilluar një duet me grupin amerikan, Cobra Starship në Çmimet los Premios të
MTV-së. Gjatë një pushimi në
interpretimin e saj në Los Angelos, Rubio u shfaq sëbashku me qenin e saj Miranda.
Rubio dhe Cobra Starship kënduan "Girls
gone bad" e më pas interpretuan këngën himn të Paulina Rubios me titull "El
Ultimo adios".
Nuk dua të jem mosmirënjohëse, dua të jem e lirë. Këngëtarja 22 vjeçare britanike, Xhos Stone ka vendosur të ashpërsojë betejën e saj ligjore me kompaninë e regjistrimeve EMI , pasi ajo nuk e sheh vehten si këngëtare popi.
Më parë Stone pati nënshkruar një kontratë me këtë kompani:
"Puna është se kur nënshkrova kontratën me ta, isha 14 vjeçe, dhe ndoshta ata kanë menduar se unë isha vajza që ata mund të përpunonin sipas modelit të projektuar prej tyre. Por mendoj se kanë gabuar" – thotë Stone.
Mbas albumit të saj të fundit, i cili nuk u prit mirë nga kritika, sepse mungonin hitet, Stone shtoi disa interpretime të tjera për të nxjerrë një këngë të saktë. Rebelimi erdhi në prag të albumit të saj të katërt.
Ajo e regjistroi albumin " Colour me Free", në Denver, por kompania EMI ku e paraqitit atë, nuk mendoi se ai duhej të hidhej në treg.
Stone thotë se ky album nuk është i ndikuar nga muzika që preferon tregu por përmban këngë të përzgjedhura nga ajo vetë.
Për 22 vjeçaren ka qenë e vështirë që t'i qëndrojë presionit për të kënduar muzikë pop. Por ajo thotë se e ndjen që nuk duhet të heqë dorë nga muzika e saj, e cila deri tani i ka dhuruar çmimin Grammy në Britani.
Albumi "Colour me free", hidhet në treg më 20 tetor. //mm//