Lidhje

Komuna e Shtërpcës, qendër politike për serbët e Kosovës?


Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin e tij të fundit, shfaqi besimin se zgjedhjet e 15 nëntorit mund t'i ofrojnë komunës së Shtërpcës në Kosovën jugore një qeveri të ligjshme dhe kjo do të ndikonte tek pjesa tjetër e zonave të banuara me shumicë serbe. Sipas grupit të krizave, kjo komunë do të mund të luante në një mënyrë rolin e një qendre politike të serbëve që jetojnë në pjesën qendrore dhe atë juglindore të Kosovës. Por, siç njofton korrespondenti ynë Besim Abazi, arritja e një synimi të tillë varet nga përfshirja e serbëve të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, përfshirje kjo që ende është në pikëpyetje.

XS
SM
MD
LG