Lidhje

BE i bën thirrje Turqisë dhe Bosnjes të përshpejtojnë reformat


Bashkimi Europian po nxit Turqinë që të përshpejtojë reformat politike dhe të të drejtave të njeriut për të rritur shanset e anëtarësimit në bllokun me 27 vende. Gjithësesi, raporti vjetor i Bashkimit Europian, gjithashtu përmend përmirësim drejt këtyre objektivave, duke theksuar përpjekjet e Turqisë për të ulur tensionet me pakicën më të madhe në vend, atë kurde.

Dokumenti i BE i bën thirrje Turqisë që të përmirësojë të drejta e njeriut për gratë dhe sindikatat, dhe të normalizojë marrëdhëniet me Qipron. Autoritet e BE kanë veçuar refuzimin e Ankarasë për të njohur qeverinë me shumicë greke në Qipro, si një pengesë të madhe drejt bashkimit të mundshëm në BE.

Dokumenti gjithashtu bën thirrje për reforma urgjente në Bosnjë – Hercegovinën e ndarë etnikisht, duke thënë se e ardhmja europiane e vendit, kërkon vullnet politik për të arritur kërkesat e integrimit të vendosura nga BE.

Raporti nuk dha një datë të saktë për anëtarësimin e Kroacisë. Por diplomatët thanë se vendi mund të fitojë të drejtën e anëtarësimit në 2012, nëse qeveria e Zagrebit do të vazhdojë përpjekjet anti korrupsion dhe reformat në drejtësi.//lk

XS
SM
MD
LG