Lidhje

Foshnjet e lindura para kohe më të rrezikuara nga sëmundjet


Një studim i ri arrin në përfundimin se rreth 13 milionë foshnje në mbarë botën lindin para kohe dhe se 1 milionë prej tyre vdesin që muajin e parë të jetës.

Raporti i një organizate bamirëse amerikane është i pari në shkallë botërore për lindjet e parakohëshme. Sipas studimit, numri më i madh i lindjeve të parakohëshme ndodh në Afrikë dhe në Azi, megjithëse numri i tyre në SHBA është rritur me 36 për qind gjatë 25 vjetëve të fundit.

Studjuesit thonë se kequshqyerja dhe kujdesi jo i mirë shëndetësor janë shkaku i këtij problemi në vendet në zhvillim.

Në SHBA problemi lidhet me shtimin e numrit të grave që mbeten shtazënë pas moshës 35 vjeçare dhe përdorin trajtime të ndryshme për fertilitetin që mund të sjellin e lindjen e shumë fëmijëve njëherësh.

Foshnjet që mundin t’u mbijetojnë lindjeve të parakohëshme përballen me shumë rreziqe, që nga paraliza cereblare, verbimi, apo invaliditetet e ndryshme dhe sëmundje të tjera kronike. //bsa//

XS
SM
MD
LG