Lidhje

Jellouston, parku me gejzerët dhe burimet termale më të shumta në gjithë botën


Jellouston, parku me gejzerët dhe burimet termale më të shumta në gjithë botën
Jellouston, parku me gejzerët dhe burimet termale më të shumta në gjithë botën

Parku kombëtar Yellowstone shtrihet në shtetet Wyoming, Idaho dhe Montana. I sanksionuar me një Akt të Kongresit amerikan në vitin 1872, Yellowstone është parku i parë kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Krahas Grand Canyon, kanionit te madh, te Yellowstone-it, ai ka një faunë të pasur me kafshë të egra si arinj, ujq, kaprollë, antilopa dhe bizonë. Yellowstone ka edhe numrin më të madh të geizerëve, ujrave të ngroha dhe burimeve të tjera termale në gjithë botën.

Fillimi i viteve 1800. Zhurma tingëlluese vinin nga Rocky Mountains, Malet Shkëmbore, ende të pashkelura. Gjuetarët fërshëllenin .... një pejsazh mahnitës bulëzonte. Nga toka dilnin rryma uji që i kalonin majat e pemëve. Nga gropat me baltë që zjente ridhnin përrenj uji të nxehtë. Ferri i Dantes në kodrat e mbuluara nga tymi i sulfurit. Por njerëzit e maleve të Perëndimit të vjetër kishin mënyrën e tyre tërheqëse për të treguar përralla të gjata. Kur tregimet mbërritën Bostonin dhe Nju Jorkun, njerëzit u shprehën me shpërfillje.

Por më pas tregimet u verifikuan. Me pllajat e Yellowston-it hartografët plotësuan boshllëqet dhe skeptikët u vërsulën drejt perëndimit për të eksploruar këtë vend të ri. Yellowstone u hodh në tregun e shitjes së tokës dhe blerësit e ndërtuesit shkuan drejt saj. Sipërmarrësit e reklamuan këtë vënd si "tokë përrallore" me planet e tyre për të caktuar edhe çmimin e blerjes. Por para se Yellowstone të shpërdorohej nga shfrytëzuesit, ai arriti të shpëtohej nga një Akt i Kongresit amerikan.

Më 1 mars 1872 ky territor u shpall "një vend argëtimi për të mirën dhe shplodhjen e njerëzve, i mbrojtur ndaj dëmeve dhe shfrytëzimit të drurëve, gërmimeve për minerale, kurioziteteve natyrore, apo ndërtimeve mahnitëse". Kështu u krijua Yellowstone si parku i parë kombëtar i Shteteve të Bashkuara, duke hedhur themelet e çdo parku tjetër në Amerikë, madje në të gjithë botën.

Sot vizitorët vinë në Yellowstone për t'i shprehur nderimin Old Faithful, tempullit të vjetër të besimt, për të parë nga lart ujëvarat që derdhen në Grand Canyon, kanionin e madh të Yellowstone-it.

Dimri sjell një qetësi pothujase hyjnore këtu. Dëbora e butë deri në katër metra mbulon parkun. Shtigjet e vetme që syri mund të shohë janë ato që kanë hapur kafshët e parkut me ecjen e tyre të kujdesëshme. Të ftohtit është i hidhur. Bizonët vijnë vërdallë gropëzave ku ngrohtësia e tokës shkrin borën. Atje ata gërmojnë për të gjetur ushqim. Zyrtarët e parkut nuk ndërhynë. Në Yellowstone natyra ndjek rrugën e saj. Yellowstone vuri themelet e Shërbimit Kombëtar të Parqeve në Amerikë. Pamjet e tij janë monumente të mrekullive dhe madhështisë së natyrës. Yellowstone ka vendosur standardin sipas të cilit vlerësohen gjithë parqet e tjera kombëtare.

XS
SM
MD
LG