Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski nuk sheh përgjegjësi tek kabineti i tij në lidhje me enciklopedinë e Akademisë së Shkencave të botuar para pak ditësh, e cila fyen shqiptarët dhe paraqet fakte të shtrembëruara historike. Zoti Gruevski gjatë një seance pyetje - përgjigjesh në Parlament foli për herë të parë për këtë çështje, duke thënë se Akademia është e pavarur dhe se ai nuk është përzier në punën e saj.