Shikuesit grekë të televizionit ndoqën dje debatin e parë të drejtpërdrejtë midis dy kandidatëve kryesorë për postin e kryeministrit të vendit. Debatet e mëparëshme ishin zhvilluar me pjesmarrjen e shumë kandidatëve. Por debati i djeshëm prej 1 orë e 15 minutash u zhvillua me pyetje përgjigje vetëm midis kryeministrit të tanishëm konservator Kostas Karamanlis dhe udhëheqësit socialist të opozitës Xhorxh Papandreu.
Ekonomia ishte çështja kryesore e debatit. Papandreu tha se ai do të nxiste ekonominë duke pakësuar humbjet dhe duke krijuar një system efikas për mbledhjen e taksave, ndërkohë që premtoi rritjen e pagave të sektorit publik.
Karamanlis, nga ana e tij e kundërshtoi këtë propozim dhe tha se ai do të pezullonte rritjen e pagave për punonjësit qeveritarë.
Zgjedhjet zhvillohen 2 vjet para kohe me kërkesën e kryeministrit Karamanlis, i cili tha se ekonomia greke ka nevojë për reformim.
Anketat e fundit të opinionit publik në Greqi tregojnë se socialistët kryesojnë me 6 përqind ndaj konservatorëve. Zgjedhjet zhvillohen më 4 tetor./a/