Lidhje

SHBA: Një shtetas afgan pranon të ketë lidhje me Al-Kaidën


Një zyrtar i lartë amerikan tha se një shtetas afgan i marrë në pyetje nga agjentët federalë këtë javë rreth një komploti terrorist pranoi të ketë lidhje me Al-Kaidën.

Zyrtari që foli me kusht për të mbetur anonim tha se Naibulla Zazi po negocion tani dënimin nën akuzat për terrorizëm.

Zazi nuk është arrestuar ende dhe mbi të nuk janë ngritur zyrtarisht akuza. Por agjentët federalë e morën atë në pyetje në tre seanca të veçanta në shtëpinë e tij në Denver të Kolorados.

Zazi u morr në pyetje në lidhje me kontrollet e kryera në apartamentet e tij në fillim të javës në Nju Jork.

Agjentët kontrolluan apartamentin e tij në rrethinat e Denverit të mërkurën. Autoritetet thanë se në kompjuterin e tij u gjetën udhëzime për ndërtimin e bombave. //bsa//

XS
SM
MD
LG