Turizmi kulturor po nxit në jug të Shqipërisë edhe zhvillimin e artizanatit. Në Gjirokastër janë hapur kohët e fundit disa njësi biznesi ndërsa vizitorët janë mjaft të interesuar për prodhimet tradicionale në dru dhe në gur. Ndryshe nga vitet e tjera ritmi i ardhjes së turistëve të huaj vazhdon të mbetet i lartë në rajon dhe kjo po ndikon në zgjatjen e periudhës turistike.