Lidhje

Prishtina mohon të jetë pjesë e protokollit EULEX-Beograd


Udhëheqësit e Kosovës thanë sot se nuk janë pjesë e diskutimeve për protokollin e bashkëpunimit policor ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit duke ngulur këmbë në refuzimin e plotë të tij. Por ata theksuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me praninë civile ndërkombëtare ndërsa i bënë thirrje NATO-s që procesi i shkurtimit të paralajmëruar të trupave paqeruajtëse të ndodhë në pajtim me shkallën e qëndrueshmërisë dhe ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në vend.

XS
SM
MD
LG