Lidhje

Presidenti Obama, popullaritet të lartë në Evropë për politikën e jashtme


Një anketë e re e opinionit publik tregon se është shtuar ndjeshëm mbështetja e evropianëve për vendimet e presidentit Barak Obama për politikën e jashtme.Anketa vjetore e organizatës Transatlantic Trends, e kryer në qershor dhe korrik, arriti në përfundimin se 77 per qind e evropianëve mbështesin mënyrën se si presidenti Obama i ka trajtuar çështjet ndërkombëtare.

Rezultatet e anketës janë në kontrast të thellë me ato të vitit të kaluar kur vetëm 19 per qind thanë se mbështesin vendimet e politikës së jashtme të ish Presidentit George W. Bush.


Në një deklaratë të fondit gjerman Marshall, i cili mbështeti anketën, thuhet se mbështetja për presidentin shënon ndryshimin më të madh në historinë 8 vjeçare, që kur kanë filluar këto anketa.

Por anketat e opinionit tregojnë gjithashtu se popullariteti personal i presidentit nuk ka ndryshuar mosmarrëveshjet ndëratlantike lidhur me disa çështje të rëndësishme, përfshirë edhe luftën në Afganistan. //ad//

XS
SM
MD
LG