Lidhje

Shqipëri - Socialistët bojkotojnë sesionin e hapjes së parlamentit të ri


Në Shqipëri, socialistët në opozitë bojkotuan dje sesionin e hapjes së parlamentit të ri duke kërkuar një hetim të zgjedhjeve të qershorit.

Socialistët thonë se kryeministri Sali Berisha manipuloi votat për të siguruar qëndrimin në pushtet për një mandat tjetër.

Zoti Berisha i ka mohuar këto akuza.

Nuk është e qartë sesa kohë socialistët kanë në plan të vazhdojnë bojkotimin e parlamentit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se zgjedhjet e qershorit ishin një përmirësim në krahasim me votimet e kaluara, por Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të përmbushur standartet demokratike, thonë ata.

Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta shikohet si kyç për shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian./a/

XS
SM
MD
LG