Lidhje

Fjalimi i presidentit Obama drejtuar nxënësve amerikanë


Presidenti Barak Obama u bëri sot thirrje nxënësve amerikanë të studjojnë sa më shumë dhe të mos braktisin shkollën, në një fjalim që ishte kritikuar ashpër nga qarqet konservatore.

Fjalimi i presidentit Obama u transmetua drejtperdrejte permes internetit dhe televizionit kabllor. Shumë nxënës e ndoqën atë nga klasat.

Presidenti u bëri thirrje nxënësve të mbajnë përgjegjësi për edukimin e tyre dhe të mos dorëzohen përballë sfidave. Arritjet e çdo individi, tha ai, do të përcaktojnë të ardhmen e vendit dhe zgjidhjen e problemeve.

Konservatorët e kanë akuzuar administratën aktuale se po tejkalon kufijtë e përfshirjes së qeverisë në shkolla dhe e akuzojnë Presidentin se po përpiqet t’i indoktrinojë fëmijët me atë që ata e cilësojnë si “programin e tij socialist”.

Disa shkolla nuk e transmetuan fjalimin dhe disa prindër kanë thënë se nuk do t’i çonin fëmijët sot në shkollë. Shtëpia e Bardhë thotë se kjo zhurmë e konsevatorëve është qesharake dhe se zoti Obama vetëm se u përpoq t’i motivojë nxënësit të mësojnë./ap

XS
SM
MD
LG