Gazeta Washington Times thotë se ish prokurori i përgjithshëm Alberto Gonzales ka mbështetur vendimin e administratës Obama për të hapur një hetim mbi abuzimet që dyshohet të kenë bërë marrësit në pyetje të CIAs.
Gazeta thotë se ish prokurori i përgjithshëm tha në një emision radiofonik se prokurori i tanishëm Eric Holder kishte të drejtë të bënte zgjedhjen e tij dhe më pas të informonte Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Gonzales tha se është legjitime të pyeten dhe ekzaminohen mënyra e veprimit të hetuesve për tu siguruar se njerëzit mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.
Prokurori i përgjithshëm Holder njoftoi javën e kaluar se prokurori John Durham do të drejtojë hetimin për të përcaktuar nëse personeli i CIAs theu ligjin kur mori në pyetje të dyshuar për terrorizëm gjatë administratës Bush. //ii