Lidhje

Energjia bërthamore, hidrogjeni, vaji i gatimit


Me ngritjen e nivelit të gazit karbonik në atmosferë në nivele shqetësuese, vendet kanë intensifikuar përpjekjet për sigurimin e energjisë nga burime të ndryshme nga ato tradicionale. Në serinë e përjavëshme “Prirjet e gjelbra”, kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për kërkimet, eksperimentet dhe rezultatet e arritura nëpër botë për burime alternative energjie.

Vitet e fundit Britania e Madhe është përqendruar në shtimin e burimeve të rigjenerueshme të energjisë. Megjithatë, nevoja për energji primare shtohet më me shpejtësi se sa zhvillimi teknologjik, prandaj është bërë mëse e qartë nevoja për ekzaminimin e alternativave ekzistuese, të cilave nuk u është kushtuar vemendje në të kaluarën.

Në këtë konferencë për burimet energjetike, energjia bërthamore është mes varianteve më efikase që u diskutuan. Megithëse ka ndeshur në kritika të ashpëra në të kaluarën, opcioni bërthamor po merr përparësi, ndërkohë që janë shtuar thirrjet për pakësimin deri në zero të çlirimit të dioksidit të karbonit nga burimet e ndryshme të energjisë.

Siç tregojnë studimet, niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë ka mbërritur në një pikë shqetësuese dhe nevoja për një burim efikas energjie, siç është ajo bërthamore, mund të luajë një rol më të madh si në Britaninë e Madhe ashtu edhe në botën mbarë.

****

Në ekspozitën e hidro-energjisë në Tokjo, të gjitha pavionet, të vogla dhe të mëdha, kanë një gjë të përbashkët, ato funksionojnë me energji hidrogjeni. Hidroenergjia medohet të jetë një prej burimeve më të pastërta të elektricitetit, pasi karburanti i hidrogjenit çliron vetëm ujë si një element i dytë që gjeneron energji.

Tani kompanitë japoneze po krijojnë tregje duke aplikuar teknologjinë e karburantit me hidrogjen për prodhime reale. Një kompani japoneze prezantoi teknologjinë e saj për gjenerimin e energjisë hidro-elektrike duke ndriçuar një shtëpi në miniaturë.

Metoda e saj është një kombinim i magnezit të përftuar nga uji i detit dhe vitamina C në frutën e qitros për të gjeneruar hidrogjen. Pritet që brenda rreth tri vjetësh, kjo kompani të realizojë prototipin me përmasa reale.

Ndërkohë nëpër botë janë shtuar stacionet e karburantit me hidrogjen, pasi bëhet gjithnjë e më e qartë rëndësia për të hequr dorë nga karburanti fosil.

****

Eksperimente nga më të ndryshmit po bëhen nëpër botë me burime alternative energjie.

Ekologët meksikanë dhe amerikanë udhëtuan nga Kalifornia në Porto Riko dhe mbërritën më pas në Meksikë me një autobus shkolle të modifikuar me një element të veçantë. Autobuzi është i pajisur me një motorr që punon krejtësisht me vaj bimësh.

Grupi u ndal në restorante që shërbejnë tako dhe sushi për t’u furnizuar me vajin e përdorur për gatim, gjatë turneut të tij për ndërgjegjësimin e publikut me energjinë e gjelbërt, siç quhet ajo.Grupi përshkonte rreth 5 kilometra rrugë për litër dhe gjatë udhëtimit një javor në Meksikë udhëtoi me vaj avokadoje që ia dhuroi një rafineri vaji frutash.

Bindja e grupit, se djegia e vajit të bimëve nuk çliron gaze ndotëse për mjedisin e bëri një ekologjist të nuhaste në skapamenton e autobuzit gjatë tuneut të grupit të mjedisit në Amerikën e Jugut.

XS
SM
MD
LG