Udhëheqësi Moamar Gadafi përqafoi të dënuarin për shpërthimin Lockerbie, Abdel Baset Al Megrai ndërsa ai mbërriti në Libi pas lirimit nga burgimi i përjetshëm.
Zoti Gadafi vlerësoi autoritetet skoceze për atë që e quajti kurajo për të lejuar Megrahin të kthehet në shtëpi. Ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara e dënuan pritjen prej heroi të personit që u dënua për vrasjen e 270 njerëzve në shpërthimin e avionit në vitin 1988.
Ndërkohë ministria e jashtme britanike mohoi akuzat se lirimi i Megrahit lidhet me një marrëveshje tregëtie.
Media citoi djalin e zotit Gadafi të ketë thënë se lirimi është i lidhur me interesa komerciale në Libinë e pasur me naftë. Por një zëdhënës i ministrisë së jashtme britanike tha se nuk ka asnjë marrëveshje.