Lidhje

Kina dhe Serbia bien dakord për partneritet strategjik


Kina dhe Serbia ranë dakord të vendosin një partneritet strategjik për forcimin e marrëdhënieve sidomos të bashkëpunimit ekonomik.

Presidenti kinez Hu Gjintao vlerësoi lart atë që ai e quajti miqësi tradicionale mes dy popujve në takimin që pati në Pekin me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç.

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve, dy udhëheqësit premtuan se do të nxisin bashkëpunimin në aspekte si ekonomia, ndërtimi, teknologjia, shkenca, arsimi dhe sporti. Ata thanë se marrëdhëniet e mira mes Kinës dhe Serbisë do të kontribuojnë për harmoninë në botë.

Serbia riafirmoi politikën e saj të një Kine të vetme dhe premtoi se nuk do të bëjë asnjë lloj tregtie me Tajvanin. Kina konfirmoi respektin e saj për sovranitetin e Serbisë dhe kritikoi deklaratën e njëanshme të pavarësisë nga Kosova të bërë vitin e kaluar.

Zoti Tadiç arriti në Pekin të mërkurën për një vizitë njëjavore. //iç//

XS
SM
MD
LG