Misioni i Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë pritet të nënshkruajë së shpejti një protokoll bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, që synon këmbimin e informacioneve në funksion të luftës kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera të paligjshme. Këto paralajmërime kanë nxitur reagime në Kosovë, udhëheqësit e së cilës thonë se në mandatin e EULEX-it është mbështetja dhe vëzhgimi i institucioneve të vendit, e jo zëvendësimi i tyre.